Transmetuar më 07-09-2023, 10:54

I ftuar në “Breaking nga Fiori Dardha” në Top News, analisti Ilir Kulla ka treguar se si është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ai tha se ish lideri socialist e ka kaluar fazën e rrezikut për jetën.

“Gjendja është stabilizuar. Ka kaluar fazën e rrezikut për jetën dhe është drejt përmirësimit. Unë nuk e kam vizituar dot nga afër sepse është në reaminacion, por këto që po ua them janë fjalët e mjekut. Duke besuar edhe te karakteri i fortë i Nanos, mendoj se do ta kalojë”, tha analisti Ilir Kulla mëngjesin e sotëm në Breaking nga Fjori Dardha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd