Transmetuar më 07-09-2023, 10:51

Katër minator të cilët ishin nisur për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të enjteje.
Mësohet se mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga në aksin Qaf Buall – Krastë. Për pasojë të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Burime nga spitali thanë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.