Transmetuar më 07-09-2023, 08:49

Sonte në Pragë do të luhet ndeshja e grupit tonë kualifikues mes kombëtares vendase dhe Shqipërisë. E thënë ndryshe, i pari i grupit, Republika Çeke, do të sfidojë ndjekësit më të afërt, me vetëm një pikë më pak për momentin, kuqezinjtë tanë.

Në funksion të kësaj përballjeje, mjaft e rëndësishme për të dyja kombëtaret, mediat çeke kanë treguar historinë e Elseid Hysajt, të parë paralelisht me babain e tij, murator në Itali, por që këmbënguli deri në fund që djali të realizonte ëndrrën, të bëhej futbollist profesionist. Ja shkrimi i plotë i “idnes.cz” për Hysajn:

“Piccioli qeshi: Provë e mirë! E dini çfarë, ejani pas katër apo pesë vitesh dhe do të shohim. A do ta dinte bota e futbollit emrin e djalit, Elseidit sot, nëse babi i tij Hysaj do të kishte hequr dorë dhe nuk do ta kishte kontaktuar më agjentin?

Kush e di. Është e sigurt që betejat kualifikuese për në “Euro 2024”, që kalojnë edhe ndaj Çekisë të enjten mbrëma, nuk do të kenë për shqiptarët futbollistë më të mëdhenj se Hysaj junior. Mbrojtësi i djathtë me mjekër, me vetulla të trasha dhe një pamje të rreptë, ka 10 vite që luan me kombëtaren, shpesh me shiritin e kapitenit dhe i admiruar nga i gjithë vendi.

Scouting Arsenal Transfer Target Elseid Hysaj | News, Scores, Highlights,  Stats, and Rumors | Bleacher Report

“Popullariteti i tij është i jashtëzakonshëm, – rrëfen Stanislav Levý, ish-trajneri i skuadrës shqiptare, Skënderbeu i Korçës. – Ai kaloi nga Empoli te Napoli dhe tani, për të tretin vit i përket Lazios. Këto janë destinacione që të gjithë shqiptarët i shikojnë. Italia është ëndrra e tyre”.

Kjo ishte e vërtetë edhe për Hysaj Sr., ndonëse në një mënyrë pak më ndryshe. Ai shkoi në Itali për të punuar ilegalisht, shpesh duke lundruar përtej detit me një motobarkë gome. Ai kishte nevojë për të fituar para, për të mbështetur familjen e tij dhe, natyrisht, për të mbështetur djalin, i cili ëndërronte një karrierë si futbollist profesionist që në moshë të re.

Fillimisht nuk dukej shumë premtues, sepse skautët e Vllaznisë, skuadra e Shkodrës, e anashkaluan. Ai merrej me klube më të vogla, por babai i tij nuk pushoi kurrë së besuari se mund të arrinte larg. Prandaj, pas katër vitesh trokiti përsëri në derë të Piciolit: "Pra, nuk keni diçka për djalin tim?"

Agjenti italian mendoi për këtë, mori telefonin dhe fillimisht organizoi një provë te Fiorentina. Atje e pëlqyen Hysajn, por drejtuesit e akademisë hezituan nga dokumentet e komplikuara. Të firmosësh me një të ri nga një vend jashtë Bashkimit Evropian nuk është e lehtë. Empoli filloi manovrat burokratike me më shumë entuziazëm dhe ëndrra e të dy Hysajve u realizua.

Napoli's Elseid Hysaj Offered To Inter On Free Transfer, Italian Media  Reveal

Është fakt që gjithçka shkoi shpejt pas kësaj. Mbrojtësi i ashpër debutoi në moshën 17-vjeçare, një vit më vonë tashmë luante për kombëtaren, në moshën 21-vjeçare u skautua nga Napoli dhe u fejua me missin shqiptar Fiorenza Lekstaka.

Ai shkoi në “Euro 2016” me kombëtaren, më vonë fitoi Kupën e Italisë dhe një vit më parë u transferua te Lazio. Pas përfundimit të kontratës, bardhekalyrit morën nga Napoli një nga mbrojtësit më të kërkuar në botë, falas.

Është në fakt pak mister pse ai zgjodhi Lazion, kur klube edhe më të famshme; Chelsea, Arsenal apo Manchester United kishin shfaqur interes. Hysaj zgjodhi Romën dhe së shpejti mund të pendohet.

Formacionet në Europa League, Sarri “gjen” Elseid Hysaj, trajneri i United  i beson Ronaldos – Balkanweb.com – News24

Kur këndoi “Ciao Bella”, një këngë e njohur nga partizanët italianë në vitet 1940, gjatë ritualit tradicional të debutuesve, ultrasit e djathtë të Lazios e prisnin jashtë hotelit dhe vendosën një pankartë me mesazhin e urrejtjes: “Ne jemi fashistë, ti krimb”.

Pas disa javësh, marrëdhëniet u rregulluan, kështu që tashmë Hysaj mund të vazhdojë t’ia kthejë të gjithë kujdesin babait të tij në paqe: “I kam borxh gjithë karrierën time. Unë dua që ai të mos mundohet më kurrë”.