Transmetuar më 06-09-2023, 14:22

Rreth dy javë më parë, profili i “Instagram”-it të Luiz Ejllit u verifikua. Teksa ky lajm bëri bujë menjëherë në rrjet, mbrëmjen e kaluar këngëtari i dashur për publikun zbuloi se “ticj-u” blu ka ikur.

Luizi bëri një postim në “Instastory” ku shprehet se nuk e di se çfarë po ndodh. Ai shton se “Instagram” nuk do t’a njohë, por rëndësi ka që e njohin fansat e tij.

Ndërkohë që po komentohet shumë nga ndjekësit e tij largimi i “tick-ut” blu nga ky rrjetet social, Luizi ka bërë një veprim që vetëm ai di t’a bëjë.

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka ndryshuar foton e tij të profilit. Në të ka vendosur një foto ku shkruhet: “Verified”.

Më pas Luizi ka postuar një video ku thotë:

“A ju pëlqen fotoja e profilit? Kjo do jetë domethënë, që verifikohet që jam me tick blu”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd