Transmetuar më 06-09-2023, 09:25

Të gjitha vatrat e zjarrit në Zhamë të Lushnjes janë shuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte e bimësi, ndërsa u rrezikuan dhe banesa.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Roskovecit e Beratit, ndërkohë që gjatë natës në ndihmë të tyre u bashkuan edhe efektivët e batalionit të tretë të Kombësorisë së Forcës Tokësore.

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 58-vjeçarin, Ramadan Zoga pasi dyshohet se duke djegur mbeturinat në tokën e tij, flakët e kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur në një sipërfaqe të gjerë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd