Transmetuar më 05-09-2023, 21:56

Autobusi i linjës së ‘Unazës’ ka përplasur mbrëmjen e sotme dy automjete në Tiranë.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar.

Nga ana tjetër mësohet se ngjarja ka ndodhur në afrsi të rrugës “Bardhyl”.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Kjo nuk është hera e parë që autobusa të transportit publik në kryeqytet aksidentohen me makina të tjera duke u bërë kështu një rrezik i madh për qytetarët por dhe shoferët e mjeteve në rrugë.