Transmetuar më 05-09-2023, 21:14

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Zhamë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar dhe banesa, policia vë në pranga autorin.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zham ka rënë zjarr, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshurar të zjarrvënies.

U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për shtetasin Ramadan Zoga, 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Zhamë.

Në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar.