Transmetuar më 05-09-2023, 17:10

Ish kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Astrit Patozi, është emëruar sot administrator i TV A2, një filial i CNN në Shqipëri, raporton noa.al.

Patozi, pasi drejtoi për disa vite gazetën zyrtare të Partisë Demokratike, ishte edhe pjesë e strukturave të kësaj partie.

Pas përplasjeve që pati më 2017 me kreun e atëhershëm të PD, Lulzim Basha, Patozi krijoi një parti të vogël, Bindja Demokratike, e cila nuk pati elektorat ndikues në asnjë proces zgjedhor.

Në zgjedhjet e 2021, ai iu bashkua Aleancës me Dashamir Shehi, ku sërish disfata ishte e madhe si në tërësi për opozitën.

Prej kohësh, që nga maji 2021 kur dha dorëheqjen si kreu i BD, duket se Patozi është i tërhequr nga politika. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd