Transmetuar më 06-09-2023, 07:50

Simone Inzaghi “blindohet” në stolin e Interit. Jo në planin afatgjatë, por pothuajse: deri në vitin 2025. Trajneri nga Piacenza ka rinovuar kontratën me zikaltrit edhe për një vit, duke u përgatitur kështu të zgjasë përvojën e tij në Milano.

“Martesa” e re festohet në kuadrin e një situate jashtëzakonisht rozë: Interi i fitoi të tria javët e para të kampionatit, duke mundur Monza dhe Cagliari 2-0, si dhe Fiorentinën 4-0.

Prandaj, Inzaghi shpreson të shpërblejë besimin e klubit duke arritur objektivin e vërtetë të sezonit të Interit: titullin (yllin e dytë në fanellë). Ky trofe mungon që nga sezoni 2020-2021, kur Antonio Conte u ul në pankinën e zikaltërve.

"FC Internazionale Milano është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të zikaltërve deri në vitin 2025".

Kontrata e mëparshme e Simone Inzaghit me Interin do të kishte skaduar në më pak se një vit: 30 qershor 2024, në fund të sezonit aktual. Prandaj, pa një rinovim, shanset për një ndarje pas tri vitesh do të ishin rritur në mënyrë të pashmangshme muaj pas muaji.

Që nga ardhja e tij në stolin zikaltër, verën e vitit 2021, Inzaghi ka 112 ndeshje në krye të Interit, në të gjitha garat. Ai fitoi 72 ndeshje, barazoi 18 dhe humbi 22.

Pavarësisht se humbi titullin më 2022 dhe më pas finalen e Ligës së Kampionëve qershorin e kaluar, Inzaghi ka fituar tashmë katër trofe me Interin: dy Kupa Italie dhe po aq Superkupa të Italisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd