Transmetuar më 05-09-2023, 11:47

Louis van Gaal ka pohuar në mënyrë sensacionale se Kupa e Botës 2022 ishte manipuluar në favor të Lionel Messit dhe fituesit eventual, Argjentinës.

Kombi i Amerikës së Jugut nuk i kishte gjërat në mënyrën e duhur në start, pasi pësoi një disfatë shokuese ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse të Botërorit, por gjeti mënyrën për të reaguar dhe triumfuar në fund.

Van Gaal, i cili ishte në krye të Holandës, ka sugjeruar se Argjentina u ndihmua gjatë rrugës për ta fituar trofeun më prestigjioz në futboll. Kombëtarja e tij holandeze u mund nga Messi & CO në fazën çerekfinale, një ndeshje që pa 16 kartonë të verdhë dhe një të kuq të dhënë, para se fituesi të zgjidhej nga penalltitë.

Trajneri veteran tha për NOS: “Unë nuk dua të flas shumë për këtë. Kur shihni se si Argjentina i shënoi golat dhe si ne, kur pikas se si disa lojtarë të Argjentinës e kaluan kufirin dhe nuk u ndëshkuan, atëherë mendoj se ishte një lojë e paramenduar”.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Manchester United, Van Gaal, vazhdoi të thoshte kur u pyet për të sqaruar komentet e tij: “Dua të them gjithçka që them. Se Messi duhet të bëhet kampion bote? Mendoj se po, po”.