Transmetuar më 05-09-2023, 09:11

Aulona Musta është bërë shpesh herë qendra e kritikave në rrjetet sociale për shkak të formave trupore. Falë sensit të humorit që karakterizon gazetaren e njohur, të gjithë komentuesit e marrin një përgjigje, ju pëlqen apo jo.

Së fundmi një kritikë e çuditshme që i është bërë Aulonës është fakti se moderatorja nuk ndalet se publikuari foto me rroba banjo, duke ekspozuar trupin e saj, që për hir të së vërtetës të gjithë e kanë zili. Shumë komentues, madje kritikojnë bashkëshortin e Aulonës, që lejon moderatoren të dalë në plazh me rroba banjo.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj, Aulona ka ironizuar kritikuesit, duke iu prezantuar Skënderbeun e kohëve moderne.

"Një foto me heroin tonë Kombëtar, që e lë gruan me rroba banjo në plazh. I përjetshëm qoftë heroizmi yt", shkruan bashkangjitur një fotoje Aulona, ku shfaqet së bashku me bashkëshortin.

Pjesa më e madhe e komenteve kanë shoqëruar këtë postim më ikonën e të qeshurës por që sigurisht që ka patur edhe nga ata që i kanë shkruar Aulonës së kërkon sherr me fansat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd