Transmetuar më 04-09-2023, 19:12

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar ditën e sotme. Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Ram aka deklaruar se vendin e Delina Ibrahimajt në Ministrinë e Financave do e marrë Ervin Mete, ndërsa Ministër i Jashtëm është vendosur Igli Hasani. Ministrinë e Arsimit e ka marrë në dorë Ogerta Manastirliu, ndërkohë që në Ministrinë e Shëndetësisë është vendosur Albana Kërçyku. Anila Denaj është vendosur Anila Denaj, ndërsa Ministre Shteti për Sipërmarrjen është Delina Ibrahimaj.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëhet Sekretare e Gruas.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar:

Ministër i Financave-Ervin Mete Ministër për punët e Jashtme-Igli Hasani Ministër i Arsimit-Ogerta Manastirliu Ministre e Bujqësisë-Anila Denaj Minsitre e Shëndetësisë-Albana Koçiu Ministre Shteti për Sipërmarrjen-Delina Ibrahimaj Ministër Shteti për Pushtetin Vendor-Arbian Mazniku

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd