Transmetuar më 04-09-2023, 17:27

Kryeministri Edi Rama ka çelur Asamble Kombëtare të Partisë Socialiste. Një Asamble të cilën e ka paralajmëruar prej kohësh së bashku me ndryshimet e reja që do të bëjë në qeveri.

“Ky është vetëm një fillim i ri”, kanë qenë fjalët që çelën Asamblenë e 4 shtatorit. Rrugëtimi nuk ka mbaruar aq më tepër që të jenë kapur majat, pro Kryeministri shprehet se ka 1001 arsye për të qenë krenar për punën e bërë deri tani.

Rama është ndalur te turizmi, për të cilin thotë se më parë Shqipëria ishte sinonimi i pasigurisë dhe plehrave, ndryshe nga puna e bërë vitet e fundit, veçanërisht sivjet, ku thekson reklamimin e bërë nga mediat ndërkombëtare për të vizituar jo vetëm bregdetin shqiptar por dhe vende të tjera. Rama: Të kuptohemi drejt, ky është vetëm një fillim i ri, nuk është maja ku duam që të arrijmë në fund të kësaj dekade, sfidat e Shqipërisë 2030 janë ende të mëdha. Kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për të qenë krenar.

Më parë Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë dhe plehrave. Për turistët e pakët që vinin, kryesisht nga ish-vendet komuniste, ky ishte një vend zhgënjyes tek i cili nuk donin më që të ktheheshin. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë në muajin korrik, u shkarkua i gjithë sekretariati i PS, të cilët do të zgjidhen nga Kongresi i PS-së në fund të shtatorit. Në muajin korrik, Damian Gjiknuri u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në PS, duke u zëvendësuar nga Blendi Klosi.

Sakaq pati ndryshme në Ministrinë e Brendshme. Taulant Balla u emërua si Ministër i Brendshëm, pasi Bledi Çuçi u shkarkua nga detyra.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd