Lothar Matthäus, legjenda e futbollit gjerman dhe lojtari me më shumë paraqitje në historinë e “Mannschaft”, ka lënë të kuptohet se Tottenham i ka çuar negociatat me Bayern Munich në kufirin e asaj që është e ligjshme.
Gjatë emisionit të përjavshëm “Sky90” në kanalin televiziv gjerman, tani analisti zbuloi se kampioni i Bundesligës pranoi lojën e pistë nga skuadra angleze për shkak të dëshirës së palëkundur për të nënshkruar me sulmuesin britanik.
“Drejtuesit e Bayernit ishin 100 për qind të bindur se Harry Kane ishte nënshkrimi ideal për sulmin. Në këtë mënyrë ata arritën ato kufij pagese, mbi 100 milionë euro për një 30-vjeçar. Njësoj për këtë, Tottenham e ka shantazhuar Bayernin.
Një milion më tepër dhe një më pak nuk do të thotë shumë, por e vërteta është se klubi e donte këtë lojtar mbi të gjitha. 100 milionë për një sulmues 30-vjeçar? Lewandowski është 3 vite më i madh dhe është shitur për 50 milionë. Shpresoj që t’ia vlejë.
Kane përshtatet në mënyrë të përkryer në këtë klub. Unë do t’ju thosha se është pothuajse si Thomas Müller. Nuk fshihet kurrë, nuk shmanget, kontribuon shumë në dhomën e zhveshjes. Gjithmonë afrohet me tifozët për të bërë ‘selfie’ me ta”.
Pra, Matthäus është i bindur se golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze është lideri që i duhej Bayernit për t’u kthyer në krye të futbollit europian.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd