Transmetuar më 04-09-2023, 11:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi shkarkoi Gazment Bardhin si kreu i grupit parlamentar me statutin e ri të miratuar në Kuvendin Kombëtar, dekaroi se tani i mban ai të dy funksionet.

Me nisjen e seancës së parë parlamentare, ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i dha fillimisht fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha, në karriget e parlamentit janë parë debatet mes Bashës dhe Bardhit.

Këta të fundit ishin të ulur afër njëri-tjetrit.

Raportohet se diskutimi mes tyre ishte kështu:

“Je bërë qesharak”, mësohet se i është drejtuar Basha, Bardhit

”Qesharak je bërë ti kokë e këmbë”, është përgjigjur ky i fundit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd