Transmetuar më 03-09-2023, 09:49

Është zbardhur dëshmia e 40-vjeçares, Marsela Pushani e cila një ditë më parë vrau me thikë motrën e saj, Amanda Pushani te rruga e Kavajës.

“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Motra prej 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe me probleme. Debatuam që të linte alkoolin.Më kërcënoi mua dhe mamanë”-mësohet të ketë thënë autorja pas arrestimit.

Familjarët e 37-vjeçares kanë tentuar të fshehin ngjarjen, duke e raportuar si vdekje natyrale.

Por pas hetimeve dhe autopsisë u vërtetua se ajo ishte qëlluar me thikë, dhe si pasojë e plagëve kishte ndërruar jetë.

Ajo që ka njoftuar per ngjarjen ka qenë nëna e viktimës, e cila ka telefonuar ambulancën duke i thënë se e bija nuk ndihet mirë.

Shërbimi mjekësor e gjeti të vdekur 37-vjeçaren ndera gjatë ekzaminimit u vu re që kishte një plagë poshte stomakut.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd