Transmetuar më 02-09-2023, 16:35

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Maliq ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Sipas njofitmit të policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, ku 34 vjeçari, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë lënduar tre personat që gjendeshin në makinë por fatmirësisht ndodhen jahstë rrezikut për jetën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd