Transmetuar më 02-09-2023, 13:32

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, vijon të mbetet një nga personazhet më të komentuar në botën e showbiz-it shqiptar.

Çdo veprim i këngëtarit të njohur komentohet shpejt si dhe bëhet menjëherë virale në rrjetet sociale.

Gjithashtu thuhet se shuma që ai merr për një koncert i kalon mbi 30 mijë euro, duke sfiduar kështu edhe këngëtarët më me zë të momentit.

Por jo vetëm kaq, pasi duket se artisti po lëviz edhe çmimet e pronave në Tiranë.

Në një postim në “Instastory” të publikuar nga vetë fituesi i BB VIP, çmimi i apartamentit pranë banesës së Luizit është 450 mijë euro.

Nuk dihet nëse kjo foto është e vërtetë apo ndonjë meme e bërë në rrjetet sociale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd