Transmetuar më 02-09-2023, 11:04

KOSOVË- Fero dhe Arbenita prej disa kohësh kanë qenë në qendër të vëmendjes, në fillim për dhunën që ai ushtroi ndaj modeles dhe më pas për konvertimin e tij në një besimtar të devotshëm mysliman.

Së fundmi Fero është shprehur se ndihet i penduar për të gjitha veprimet që ka bërë dhe se i kërkon falje të gjithëve atyre që mund të ketë lënduar.

"E kam dashur nënën tim, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën tim dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullorë. Tani që e kam kuptuar fenë tanë nëse nënë time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”, -është shprehur ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd