Transmetuar më 02-09-2023, 11:00

TIRANË- Shtyhet me 3 ditë regjistrimi për vitin e parë gjimnaz.

Ministria e Arsimit bën me dije se procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.

Ndërkohë regjistrimi i nxënësve për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd