Transmetuar më 02-09-2023, 09:23
SLLOVENI- Dëmet nga përmbytjet më të mëdha në historinë e Sllovenisë kanë arritur në 4,7 miliardë euro, tha kryeministri i Republikës Robert Golob, shkruajnë mediat e huaja.
Në deklaratën e tij Golob njoftoi se deri në 7 miliardë euro do të ndahen për eliminimin e pasojave të përmbytjeve në pesë vitet e ardhshme.
Më herët, autoritetet sllovene vendosën t’i drejtohen Bashkimit Europian dhe NATO-s për ndihmë në eliminimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd