Policia Rrugore e Elbasanit ka nisur një aksion kontrolli në të gjitha rrugët e qarkut.
Mësohet se janë kontrolluar në total 350 automjete, duke konstatuar mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorimin e celularit deri te shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Elbasanit, e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë ditës së sotme, kanë vijuar punën në grupe kontrolli të dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
✅Gjatë ditës së sotme, janë kontrolluar në total 350 automjete, nga këto:
✅125 automjete janë konstatuar me masa administrative të pashlyera. Për drejtuesit e automjeteve është bërë terheqja e lejes së qarkullimit;
✅15 automjete janë konstatuar “Alert” nga radari automatik, për tejkalim shpejtësie. Për këto raste është terhequr dokumentacioni i automjetit.
✅12 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
✅10 drejtues automjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;
✅28 drejtues automjetesh janë ndëshkuar administrativisht, pasi janë konstatuar pa kryer kontrollin teknik të automjetit.
✅15 drejtues të tjerë, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd