Transmetuar më 01-09-2023, 16:21

Një zjarr i madh ka përfshirë Pyllin e Sodës në Vlorë.
Dyshohet se zjarri shumë pranë shinave të trenit është i qëllimshëm.
Është një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe me bimësi, e cila është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht, nuk ka probleme me objektet që ndodhen pranë, pasi nuk ka banesa.
Ndërkohë, deri më tani kanë mbërritur dy zjarrfikëse, ndërkohë pritet të vijë dhe e treta.