Transmetuar më 01-09-2023, 13:24

Sali Berisha, dikur ish-rival politik i Fatos Nanos i ka uruar shërim të shpejtë ish-kryeministrit socialist.

‘Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij.

Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej, do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos, se nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos, të themi të vërtetën.

Të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam çfarë them tjetër. Çfarë mirënjohje nga Rama për Nanon? Vetëm mirënjohje nuk ekziston për atë mbi tokë.

Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta. Kur përdor edhe të tjera, se nuk po hyj t’i numëroj. Se disa janë krime të mirëfillta në kodin e etikës medikale, etj me radhë. Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist i vërtetë shqiptar, që ka pasur integritetin të mbetet socialist dhe të shndërrohet në rilindës.

Rilindësit janë sekt i veçantë.’- tha Berisha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd