Transmetuar më 01-09-2023, 11:28

Sulmuesi norvegjez i Manchester City, Erling Haaland, mori çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, pas sezonit të tij të parë me skuadrën angleze, me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve, Pemier League, Kupën e Anglisë dhe Superkupën e Evropës.

Në moshën 23-vjeçare, Haaland e mbylli sezonin e tij të parë në skuadrën e drejtuar nga spanjolli Pep Guardiola me 12 gola në Champions, katër më shumë se rivali i tij i menjëhershëm, egjiptiani Mohamed Salah (Liverpool) dhe numrin rekord prej 36 golash në Premier League.

Ylli norvegjez, i cili u bë lojtari më i ri me 35 gola në Ligën e Kampionëve, merr "stafetën" nga sulmuesi francez Karim Benzema në listën e fituesve të këtij çmimi, i cili kishte si pretendentë edhe shokun e tij të skuadrës, belgun Kevin de Bruyne dhe argjentinasin Leo Messi.

Fituesit e çmimeve më të mira të sezonit të UEFA-s zgjidhen nga një juri trajnerësh dhe gazetarësh, pas një përzgjedhjeje fillestare të bërë nga grupi i studimit teknik të UEFA-s, bazuar në performancën e tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd