Transmetuar më 01-09-2023, 10:14

Nga Lutfi Dervishi

Unaza e Madhe e Tiranës, 27 km që nuk mbarojnë kurrë. E ndarë në 7 lote. E inspektuar dhjetëra herë. E ekspozuar me foto (fb, instagram) qindra herë (shoqëruar me fjalët “punohet pa pushim”).

Shpenzuar mbi 100 milionë euro, u premtua që do të mbaronte më 2023. U premtua që do të mbaronte më 2024. U premtua që do të mbarojë më 2025. Do të premtohet se do të mbarojë….

Njerëzit, ekonomia, trafiku janë ne Tiranë. Njerëzit ndahen në dy kategori: punëmbaruar dhe punëpabërë… Fjalë, fjalë, fjalë. Foto, foto, foto. Video, video, video; por jo punë të kryer!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd