Transmetuar më 01-09-2023, 09:09

Nis sot shpërndarja e teksteve falas nga klasa e parë në të tretën me një përdorim.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e procesit, teksa deklaron se është një konkretizim tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes.

“MIRËMËNGJES ? dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë?”, shkruan Rama.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd