Transmetuar më 08-09-2023, 13:33

Çfarë mund të na tregojnë shenjat e zodiakut për jetën tonë seksuale?

Ata që janë disi të njohur me astrologjinë e dinë se çdo shenjë ka pikat e forta dhe të dobëta.

Qoftë karriera, miqësitë apo jeta dashurore, secila shenjë e zodiakut ka karakteristika të ndryshme që e karakterizojnë atë, noa.al.

Mirëpo, përveç veçorive të mësipërme, ka edhe disa cilësi që kanë të bëjnë me performancën e tyre në shtrat.

Kështu që padyshim që nuk ka të bëjë fare me zodiakun nëse dikush do të jetë i mirë në seks, megjithatë në varësi të shenjës së tyre të zodiakut, ata kanë disa pika të forta ose të dobëta.

Shihni në detaje…

Dashi

Si shenja e parë e zodiakut, ka kuptim të plotë që Dashi dëshiron të jetë lider dhe pionier. Kur bëhet fjalë për seksin, ju jeni agresivë dhe të guximshëm. Nëse dikush është gati për seks spontan – kudo – atëherë po flasim për Dashin. Në fakt femrat Dashi e dinë shumë mirë se çfarë duan, janë të qarta dhe nuk lodhen lehtë.

Demi

Kur bëhet fjalë për seksin, Demat janë dashamirës të eksperiencave sensuale. Specialiteti juaj qëndron në mënyrën se si prekni, nuhatni dhe shijoni. Ju lulëzoni në mjedise shumë romantike dhe konsideroheni si një nga shenjat më sensuale dhe metodike. Pika juaj më e fortë është se doni të merrni dhe të jepni kënaqësi.

Binjakët

Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i komunikimit, ndaj nuk duhet të jetë çudi që seksi në telefon dhe luajtja e roleve janë specialiteti i tyre. Nëse dikush rezulton llafazan në shtrat, ai do të jetë një Binjak. Binjakët gjithashtu duan çdo lloj lodër seksi për më shumë argëtim. Ata ruajnë entuziazmin dhe energjinë në çdo situatë, por sa lehtësisht emocionohen aq edhe zhgënjehen lehtësisht. Pra, kujdes.

Gaforrja

Gaforret janë të shkëlqyer në puthje. Mënyra delikate se si i afrohen partnerit/es së tyre, me një prekje të lehtë që ngadalë zhvillohet në një takim dashurie pasionante, është ajo në të cilën ata janë vërtet të shkëlqyer. Ata janë plotësisht në harmoni me emocionet e tyre, kështu që partneri/ja e tyre duhet të presë që seksi me ta të jetë një përvojë emocionale në një nivel tjetër.

Luani

Luanët janë të mirë në marrjen e përgjegjësisë, vendosjen e humorit dhe marrjen e asaj që duan. Është sikur po bëjnë një shfaqje. Ata janë shumë të interesuar të kënaqin tjetrin, thjesht i duan lajkat dhe inkurajimin, ndaj sa më shumë t’ua rrisni besimin, aq më mirë do të kaloni me ta.

Virgjëresha

Ata që i përkasin kësaj shenje e kuptojnë se seksi është shumë i rëndësishëm, por nuk relaksohen shumë lehtë. Kur kjo ndodh dhe dikush fiton besimin e tyre, atëherë gjërat janë perfekte. Sepse, ata janë shumë të mirë në pothuajse çdo gjë që bëjnë dhe partneri/ja e tyre nuk do të zhgënjehet.

Peshorja

Peshoret, ashtu si Demi, drejtohen nga Venusi, ndaj sensualiteti është në natyrën e tyre. Ata bëhen shumë kreativë dhe gjithmonë gjejnë mënyra për ta bërë tjetrin të ndjehet mirë. Ata janë të sjellshëm dhe energjikë, por u pëlqen shumë larmia.

Akrepi

Akrepat e kanë zotëruar artin e seksit. Ata janë të pasionuar, dinamikë dhe unikë. I njohur si shenja më e pasionuar, Akrepi mund të jetë i butë dhe shumë dinamik në të njëjtën kohë, ndërsa mbetet i paharrueshëm për këdo me të cilin gjenden në dhomën e gjumit.

Shigjetari

Si një shenjë zjarri, Shigjetarët janë agresivë dhe këmbëngulës (më pak se një Dashi) dhe shumë aventurierë. Janë gati të bëjnë gjithçka dhe për shkak se mërziten lehtësisht, patjetër do të provojnë çdo pozicion në çdo vend që duan të bëjnë dashuri.

Bricjapi

Cilësia më e mirë e një Bricjapi në shtrat (si në çdo fushë të jetës së tij) është qëndrueshmëria dhe këmbëngulja e tij. E ndërsa nga një shenjë kaq konservatore nuk do të pritej kaq shumë tension, Bricjapët mund të bëhen më agresivë dhe nervozë në shtrat.

Ujori

Zodiakët e çuditshëm dhe mendjehapur nuk do të ndryshonin vetëm për seks. Ata mbeten po aq gjurmëlënës dhe atje. Ndryshe nga shenjat e tjera që kanë të bëjnë kryesisht me pjesën fizike, Ujorët kanë nevojë për një lidhje të fortë shpirtërore për t’u karikuar. Pasi e kanë arritur këtë, janë të ëmbël, të matur dhe të shkëlqyer në paralojë.

Peshqit

Sensual dhe emocional është seksi me një të lindur nën Peshqit. Ata i duan fantazitë dhe e bëjnë tjetrin të ndihet rehat fare lehtë. Në të njëjtën kohë, shumë prej tyre kanë disa fetishe, siç është admirimi i këmbëve. /noa.al

Çdo gjë nga horoskopi e gjeni këtu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd