Transmetuar më 31-08-2023, 14:21

Kryeministri i vendit Edi Rama është ditën e sotme në një inspektim në qytetin e Durrësit ku po sheh nga afër banesat e ndërtuara për të prekurit nga tërmeti.

Pasi ka parë nga afër punimet në Spitallë, Rama u ul në një lokal për kafe teksa nuk i kurseu batutat dhe ironitë, duke shigjetuar demokratët.

Rama: Thuaj edhe atyre demokratëve që të vijë se ata duken dy orë larg që janë demokratë. Hajde mo. Ore hajde këtu mos u fshi. Ça kanë këta që fshihen? Ore hajde ulu, merri dhe ata demokratët e tjerë. U bëra 20 vite këtu unë, i njoh nga larg demokratët. Hajde mo këtu, hajde. Demokratët janë në fazë të vështirë dhe duhet t’i jepen kafe. Pastaj flasim.

Banori: Rama ik jua kemi thënë disa herë, por jo sot se po bën ca punë. Na ke përçarë partinë, por me ty jemi prapë. Ne jemi bërë copë-copë.

Rama: Ne do jua bëjmë gati këto gjëra, që të vijnë ata dhe ta prishin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd