Transmetuar më 31-08-2023, 13:46

"Lukaku është një nënshkrim i madh, ai ka potencial të madh dhe bën diferencën. Shpresoj që të gjejë menjëherë harmoninë me Dybala, por një lojtar nuk mund të bëjë një ekip. Për të arritur qëllimet, ju duhet një ekip i kompeltuar".

Kështu, Francesco Totti, ish-kapiteni i Romës, duke folur në “RadioTv Serie A”, bëri prognozën e tij për sezonin e ri futbollistik në Itali, por edhe të verdhekuqve: "Roma për titull? Nuk është e pajisur për ta fituar atë, ka ekipe më të forta për momentin. Qëllimi duhet të jetë kthimi në Champions League, sepse Roma e meriton të luajë në fazën e grupeve”.

Në mesin e skuadrave kandidate për fitoren finale të Serie A, ai më pas ka veçuar Juventusin si favorit, “sepse duke mos luajtur në Kupat e Europës, ka një mënyrë tjetër pune dhe kjo nuk është gjë e vogël”.

Totti tha për Mourinhon se "është arma shtesë e Romës", ndërsa duke folur për numrin 10 dhe Dybala shpjegoi: "Unë nuk jam pronari i asaj fanelle, por mbajtësi tjetër i numrit 10 te Roma duhet të jetë në gjendje të respektojë klubin dhe tifozët.

T’i jepje një lojtari fanellën me numrin 10 vetëm për dy ose tri vite nuk do të kishte kuptim. Do të ishte një përgjegjësi shtesë për Paulo. Ai nuk më ka pyetur kurrë dhe nuk do të më pyesë kurrë, duke pasur parasysh mënyrën se si është. Me të drejtë, si profesionist që është, ai mori një numër tjetër, nuk është budalla”.

Së fundi, ish-kapiteni historik roman i uron fat Spallettit, trajnerit të ri të Italisë: “Kombëtarja sigurisht që do të jetë e shkëlqyer, do të shohim disa ndeshje të mira”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd