Transmetuar më 30-08-2023, 16:11

Kayana e verës 2023: Ky është një mëngjes veror i shijshëm dhe i shëndetshëm, recetën e të cilës ua sjell sot noa.al

Përgatitja për 20 minuta, gatimi, 40 minuta. Gjithsej 1 orë

Përbërësit për 4 persona

600 gr. domate (të qëruara, sipas dëshirës)

45 ml vaj ulliri

40 gr. gjalpë dhie

8 vezë

120 gr. djathë i bardhë dhie, i grimcuar (sipas dëshirës)

80 gr. Kaçkavall pikant i grirë në rende

gjethet nga 4 degëza borziloku të freskët

kripë, piper i sapobluar

Për domatet qershi

500 gr. domate qershi (pomodorini) të përziera (e kuqe, e verdhë dhe e zezë)

2 thelpinj hudhre, të prera hollë

30 ml vaj ulliri

kripë, piper i sapobluar

Përgatitja:

Për të bërë kajanën e vitit 2023, fillojmë duke e ngrohur furrën në 170°C.

Pritini në gjysmë domatet më të mëdha (zakonisht më të mëdha janë ato të zeza) dhe të tjerat siç janë. Shtroni një tavë a tepsi me letër furre që mund të mbajë domatet qershi në një shtresë të vetme.

I hedhim hudhrat, kripë e piper dhe i hedhim sipër vajin e ullirit.

Piqini domatet qershi për 40 minuta, derisa të zbuten dhe lëkura e tyre të jetë e rrudhur.

I nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen (nëse deshironi qërojini, lëkura hiqet shumë lehtë).

***

Në vijim, domatet e mëdha i presim përgjysmë dhe nëse kanë shumë fara i heqim. I presim në një dërrasë prerëse dhe i vendosim së bashku me lëngun e tyre në një tas.

Nxehim një tigan të pastër dhe të thellë që nuk ngjit, në zjarr mesatar dhe kaurdisim domatet e grira me lëngun e tyre për rreth 20 minuta, derisa të zbuten dhe të thahet lëngu.

I rregullojmë me kripë dhe piper, shtojmë vajin e ullirit dhe gjalpin dhe i përziejmë pak, derisa të shkrihet gjalpi.

Shtoni gjysmën e vezëve dhe përziejini pak me një lugë druri.

Shtoni në përmbajtjen e tiganit, domatet që kemi nxjerrë nga tepsia në furrë dhe përziejini butësisht.

Shtoni pjesën tjetër të vezëve në tigan dhe ziejini për maksimumi 30-40 sekonda, duke i trazuar me kujdes me lugë druri vetëm të bardhat e vezëve, në mënyrë që të treten, por duke i lënë të verdhat të paprekura që të bëhen “sy”. Kini kujdes që të mos zihet shumë, në mënyrë që kajana të mos thahet.

Shtoni djathrat dhe borzilokun, përziejini me kujdes që të mos thyhen të verdhat “sy” dhe mbulojeni enën me kapak.

Lëreni për 1 minutë derisa djathrat të shkrijnë, hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni menjëherë.

Ju bëftë mirë!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd