Transmetuar më 30-08-2023, 15:02

E ardhmja e Kylian Mbappé duket se po i afrohet vazhdimit te PSG. Gjithçka është qetësuar rreth futbollistit francez dhe në tavolinë është një rinovim i mundshëm i kontratës së tij.

Pavarësisht kësaj, brenda skuadrës pariziene është shfaqur një ‘konflikt’ i ri, që mund ta bëjë Mbappe të ndryshojë mendje.

Sipas ‘Le Parisien’, ka një konflikt të rëndësishëm mes Luis Campos, këshilltarit sportiv të PSG-së, Victoriano Melero, sekretarit të përgjithshëm të PSG-së dhe Grégory Durand, drejtorit të departamentit ligjor.

Sipas mediave franceze, Victoriano dhe Grégory i kanë kërkuar Nasser Al-Khelaifi shkarkimin e Luis Campos, pasi janë lodhur nga qëndrimi, karakteri dhe vendimmarrja e tij pa u konsultuar.

Luis Campos është një nga figurat më të rëndësishme për vazhdimësinë e Kylian Mbappe, sepse ai ka qenë gjithmonë një mbështetës i madh i sulmuesit francez. Në këtë mënyrë, një largim i mundshëm i këshilltarit francez mund të bëjë që Kylian Mbappe të ndryshojë planet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd