
Ndryshimet në kabinetin qeveritar?
Balla: Këtu jam për vendimmarrjet e fundit të mbledhjes së qeverisë, do të ishte jo etike që në oborrin e Këshillit të Ministrave të flas për vendimmarrje që i takojnë Asamblesë Kombëtare.
Bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorisë?
Balla: Kemi evidentuar në takimin tonë të parë që do jetë thuajse i përmuajshëm me prokurorin e përgjithshëm, dhe dua të nënvizoj dhe falënderoj prokurorët që në bashkëpunimin. Policia e shtetit punon në aksione dhe operacione të përbashkëta që të garantojë një goditje pa asnjë kompromis kundër çdo lloj forme të krimit, kryesisht kundër krimit të organizuar. Kemi arritur të arrestojmë disa persona dhe të sekuestrojmë lëndë të rrezikshme shpërthyese duke parandaluar disa ngjarje kriminale. Aksioni në fjalë ka një vlerë të rëndësishme për të sqaruar vepra të tjera penale. Detyra besoj është edhe zbardhja e ngjarjeve të rënda kriminale dhe gjithashtu edhe parandalimi. Gjatë gushtit kemi arritur të parandalojnë një seri ngjarjesh kriminale.
Siguria në shkolla
Balla: Brenda ditës së premte, ministri i Brendshëm dhe ministra për arsimin dhe shkencën do të kemi komunikim publik lidhur me masat e reja të sigurisë në shkolla. Prej datës 1 shtator dhe plan të ri dhe një paketë të re për sigurinë në shkolla dhe siguria lidhet me rrugët, dyqanet dhe çdo lloj forme të krimit. Fokusi kryesor janë shpërndarësit e drogërave pranë këtyre ambienteve. Do bëj gjithçka që mos të guxojnë më t’i afrohen oborreve të shkollave