Transmetuar më 30-08-2023, 13:01

Tiranë- Pak më parë u publikua në media se ishin marrë masa shtesë për sigurinë e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Prej 2-3 javësh kreu i SPAK lëviz me makinë të blinduar.
Nisur nga interesi në medie, ka reaguar edhe SPAK. Sipas SPAK kjo është një procedure standarte dhe se Dumani mbrohet nga Garda e Republikës.
Njoftimi i SPAK:
Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarte të miratuara.