Transmetuar më 30-08-2023, 11:06

Interi ka ndryshuar shumë në këtë sesion të merkatos. Nga shitja e Onana deri tek ardhja e Pavard, revolucion i vërtetë në kampin zikaltër kësaj vere.

Simone Inzaghi do të ketë në dispozicion 11 fytyra të reja për sezonin e ri, që sapo ka nisur, me dy ndeshjet e para në Serie A, të dyja të fituara.

Transferime të rëndësishme, prurje të reja që mund të rrisin normën teknike të një skuadre të aftë për të arritur deri në finalen e Champions League sezonin e kaluar, ku u mund 1-0 nga Manchestser City në Stamboll.

Një revolucion total, nëse llogarisim edhe qëndrimin e Stefano Sensit. Edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport” ka analizuar lëvizjet e zikaltërve në merkato, të cilët përjetuan edhe “goditje në brez” si ajo e Lukakut.

Megjithatë, skuadra është përshtatur e përforcuar në atë mënyrë që Simone Inzaghi të kërkojë fitimin e titullit.

Ylli i dytë në gjoks (fanellat zikaltër) është objekitivi kryesor dhe madhor për edicionin e ri të Serie A. Gjithçka tjetër veç kësaj do të ishte e mirëpritur, por jo me “detyrim-përcaktim” si titulli në Itali.