Transmetuar më 30-08-2023, 08:30

Ndërsa pothuajse të gjithë supozojnë se Mbappé do të mbetet te PSG dhe nuk do të nënshkruajë për Real Madridin këtë verë, ka mjaft tifozë të "Los Blancos" që janë të bindur se francezi do të përfundojë duke luajtur nën drejtimin e Ancelottit në "Bernabéu", këtë sezon.

Ata madridistë kanë parë në një foto të Mbappes të shtunën një shenjë të qartë se lojtari nuk do të vazhdojë te PSG. Ishte fundi i lojës, kur Mbappé dhe shokët e tij shkuan për të përshëndetur tifozët e PSG-së në "Parce des Prínces", teksa sulmuesi duket të jetë emocional, në prag të lotëve.

Kjo për shumë tifozë të Real Madridit në rrjetet sociale do të thotë se Mbappé iu ka thënë zyrtarisht lamtumirë tifozëve parizienë, sepse në ditët në vijim do të largohet nga PSG për të nënshkruar me Real Madridin. Vetëkuptohet që në të njëjtat rrjete sociale ka nga ata që e shohin Mbappe duke qarë, si dhe ata që kanë bërë shaka me atë vizion.