Transmetuar më 29-08-2023, 09:09

Romelu Lukaku te Roma. Siç dihet që dje, marrëveshja u mbyll për huazimin vjetor prej 5.8 milionë euro, plus bonuse, me sulmuesin që merr 7.5 milionë euro pagë, përfshirë bonuset.

Për më tepër, siç raporton “Il Messaggero”, Chelsea nuk do të marrë pjesë në pagën e belgut, por do t’i paguajë atij dy muajt korrik dhe gusht, me Lukakun që e ka kaluar paksa pagën prej 9 milionë euro.

Roma, nënvizon gazeta italiane, nuk ka mundur të shkojë më tej, duke llogaritur edhe komisionet (2 milionë euro). Një vit i Lukakut do të peshojë rreth 15.6 milionë euro në arkat verdhekuqe (9.8 milionë bruto për pagën dhe 5.8 për huazimin).

Së fundi, në marrëveshjen private mes belgut dhe Chelsea, përveç uljes së pagës (fillimisht me 11 milionë euro) për këtë sezon dhe për dy vitet e ardhshme, blutë kanë përfshirë një klauzolë lirimi prej 37 milionë paund (rreth 43 milionë euro).

Kjo do t’i lejojë klubit londinez, në rast shitjeje, të mos dalë me minus në rastin e belgut, të cilin e bleu nga Interi për mbi 100 milionë euro verën e vitit të kaluar. Pra, Romelu Lukaku te Roma, tani është bërë vërtet.

Kështu shkruan “Corriere dello Sport”, e cila rrëfen se si dje u gjet marrëveshja përfundimtare për kalimin te verdhekuqtë e Mourinos të sulmuesit të Chelsea, i cili pas dy aventurash tek Interi rikthehet në Itali për herë të tretë, për herë të parë larg Milanos.

“Big Rom” do ta sjellë në kryeqytetin italian vetë presidenti i Romës, Dan Friedkin, i cili do të fluturojë me avionin e tij privat për në Ciampino, ku Lukaku do të ulet rreth orës 17:00. Tashmë në Romë ka shpërthyer “Lukaku-mania”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd