Ai po shijon mrekullitë e Lionel Messit, si gjithë fansat e tjerë të Inter Miami, të futbollit të bukur në SHBA dhe mbarë botën. Ka festuar si fëmijë i lumtur në rastin e golave të argjentinasit, të cilin e mori kësaj vere si lojtar të lirë nga PSG-ja.
Presidenti, por edhe fansi më i thekur i skuadrës së re në MLS, e cila po rilind me praninë e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”. E kemi fjalën për David Beckham, i cili pasi fitoi Kupën e Ligës, trofeu i parë i Inter Miami në histori, ia ka lejuar vetes të nisë pushimet verore.
Po ku do të thoni ju? Në bregdetin kroat, në Ballkan, ku është takuar për një kafe kolegësh edhe me Luka Modric. Ka qenë “Gazzetta dello Sport”, ajo që ka hedhur më shumë dritë mbi këto pushime të Beckham, në shkrimin e mëposhtëm:
“Së bashku prej 26 vitesh dhe ende të dashuruar si ditën e parë. David dhe Victoria Beckham, një nga çiftet më solide në botën e argëtimit dhe sportit, të dashur nga publiku britanik dhe jo vetëm, pothuajse në të njëjtin nivel me familjen mbretërore, po pushojnë këto ditë në Kroaci.
Këtë fakt e kanë zbuluar përmes rrjeteve sociale, ku shfaqen mbi jaht me fëmijët e tyre dhe të frymëzuar nga një muzg magjik në bregdetin e shtetit ballkanik. Ata ndanë disa foto me ndjekësit e tyre dhe nënvizuan rëndësinë e kohës së kaluar me familjen.
Pas ndalimit përgjatë Bregut të Amalfit, jahti i David dhe Victoria Beckham u zhvendos nga brigjet e mrekullueshme të Kroacisë. Një “selfie” romantike me puthje u shkaktua nga perëndimi sugjerues i diellit pranë ishullit Lopud, disa milje larg Dubrovnikut. Ish-Spice Girl, tashmë një stiliste e suksesshme, ndau një përmbledhje fotosh për të nënvizuar se “koha me familjen është gjithçka” dhe iu uron ndjekësve të saj një javë të mbarë.
Përveç shkrepjes së butë të çiftit, Victoria Beckham ndau disa momente të pushimeve në jaht së bashku me dy nga katër fëmijët: Cruz David, i lindur më 2005, dhe e vogla Harper Seven, lindur më 2011. I treti fëmijë i çiftit, aspirant për muzikant, gëzoi familjen duke përmbledhur “Here Comes the Sun” nga “Beatles” me kitarën e tij. Ai meritoi një postim “ad hoc” në Instagram, edhe në llogarinë e babait të tij David.
Të munguarit e mëdhenj për gjithë këtë festë familjare janë djali i madh Brooklyn Joseph, 24 vjeç, i cili u martua vitin e kaluar me trashëgimtaren e re dhe aktoren aspiruese Nicola Anne Peltz, vajza e miliarderit Nelson Peltz dhe modeles Claudia Heffner, si dhe djali i dytë Romeo James, i lindur në vitin 2002.
David dhe Victoria Beckham janë bashkë që nga viti 1997, kur ajo, e njohur si Victoria Adams, ishte ende pjesë e “Spice Girls” dhe në kulmin e karrierës muzikore. Propozimi për martesë mbërriti më 24 janar 1998 dhe çifti shkoi në altar vitin e ardhshëm, në korrik 1999, përmes një ceremonie luksoze në Kështjellën Luttrellstoën, Irlandë, kur fëmija i tyre i parë, Brooklyn, kishte lindur tashmë prej katër muajsh”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd