
Bërja e një kurbani, ose me fjalë të tjera therrja e një kafshe, kur ndërtohen themelet e shtëpisë është një traditë e vjetër në Shqipëri që ende vijon të ndiqet me fanatizëm.
Më ketë ritual, sa pagan aq dhe fetar, njeriu shpreson se koka apo gjaku i kurbanit do ta ruajë nga e keqja, nga e liga, apo nga rreziqet. Pra njeriu që kryen këtë veprim, pret të bekohet dhe t’i vijë e mira.
Por duket se ky ritual nuk ndiqet vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por praktikohet edhe në kantierët “gjigandë” të ndërtimit në vend. Siç duket edhe në këtë foto, shkëputur në një video e shpërndarë në Facebook nga Ministria e Infrastrukturës, shfaqet një kurban në themelet e godinës së re të një institucioni.
Dy burra, njeri që duhet të jetë pronari i dashit dhe tjetri punëtori i kantierit, mbajnë në dorë kafshën, të cilën më pas e therin. Me sa duket, edhe shteti ka nevojë për një bekim, të largojë rreziqet dhe të ligat me kokën e dashit.