Transmetuar më 28-08-2023, 18:23

SLLOVENI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur Brnabiç, e cila provokoi kur u pyet për normalizimin e raporteve me Prishtinën, si kusht për të dyja vendet për hyrë në BE.

Kryeministrja e Serbisë tha se Kosova dhe Serbia janë një vend. Kurti në përgjigjen e tij tha se 94 për qind e kosovarëve mbështesin BE, teksa tha se Kosova ka vënë sanksione ndaj Moskës dhe Serbia jo.

“Të mbështesësh Kosovën për BE ne e kemi 94%. Ne kemi vënë sanksione kundër Rusisë, Serbia jo, nuk e distancoi veten as nga Millosheviç as nga Putin, ndaj nuk është thjeshtë për ne. Normalizimi me Serbinë është shumë herë më i vështirë. Normalizimi nga pikëpamja psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit mes fantazisë dhe realitetit”, -tha Kurti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd