Transmetuar më 28-08-2023, 18:21

SLLOVENI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç teksa u pyet për normalizimin e raporteve me Prishtinën, si kusht për të dyja vendet për hyrë në BE, u shpreh se Kosova dhe Serbia janë një vend dhe normalizimi mes palëve fillon me marrëveshjen e Brukselit e nënshtruar 10 vite më parë.

Brnabiç: Në fillim më duhet të them që për mua është një vend, nuk ka dy vende. Kosova nuk njihet nga ndërkombëtarët dhe nuk është pjesë e OKB. Dyshoj që të jetë pjesë e BE ndërsa ka 5 vende që nuk e njohin. Normalizimi që është në interes si të serbëve dhe shqiptarëve dhe gjithë rajonit, është në krye të prioriteteve tona. Normalizimi fillon me marrëveshjen e Brukselit e nënshtruar 10 vite më parë.

E vetmja gjë që Prishtina duhej të bënte është themelimi i bashkësive serbe. Kurti thotë se marrëveshja nuk ekziston për të, por po e përsëris që ky është hapi i parë që duhet të zbatohet për normalizimit. Po presim asociacionit.