Transmetuar më 28-08-2023, 18:10

Në njoftimin e Policisë, thuhet se mjetet e tonazhit të rëndë që ndotin karrexhatën gjatë ecjes në të, do të ndëshkohen me masë administrative maksimale sipas nenit 15/1, pika g, të Kodit Rrugor.

Njoftimi: Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masë administrative maksimale, sipas nenit 15/1, pika g, të Kodit Rrugor, mjetet e tonazhit të lartë që ndotin me beton karrexhatën gjatë ecjes në të, dhe sipas nenit 21/4 të Kodit Rrugor, mjetet që kryejnë punime pa autorizim nga organi kompetent.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor!

Të gjithë së bashku për një qytet më të sigurtë dhe më të pastër!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd