Transmetuar më 28-08-2023, 15:28
Minorenë dhe adoleshentë që përfshihen në sherr për shkaqe banale është një fenomen që po zgjerohet në vendin tonë. Së fundmi një qytetar ka filmuar një video ku shihet se si disa vajza dhunojnë një vajzë tjetër.
Qytetari shkruan se ngjarja ka ndodhur në muajin prill në Sarandë.
Sipas tij, vajzat janë përleshur për një të dashur, te rruga Adem Sheme, poshtë shkollës Adem Sheme, aty ku vajzat janë nxënëse.
Vajzat shihen që po zihen me grushte, shkulje flokësh, shkelma, teksa bashkëmoshatarët e tyre, djem e vajza bëjnë sehir se sa të përpiqen për të shuar zënkën.
Video nga JOQ:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd