Transmetuar më 28-08-2023, 12:25

Vetëm dy muaj pas tërheqjes së tij nga futbolli, Zlatan Ibrahimovic është gati të marrë nderimin e parë për karrierën e pabesueshme. Me kombëtaren e tij, Zlatan shënoi 62 gola në 122 paraqitje dhe Federata Suedeze e Futbollit ka vendosur t’i bëjë nderimet e merituara sulmuesit legjendar për trofetë dhe arritjet e shumta në karrierë.

Megjithatë, për fat të keq, ende nuk duket e qartë se kur Ibrahimovic do ta marrë këtë mirënjohje. Në lidhje me këtë, menaxheri i kombëtares suedeze, Stefan Pettersson u shpreh: “Dëshirojmë që lamtumira të jetë përvoja më e mirë e mundshme për vetë Zlatanin dhe tifozët e kombëtares suedeze.

Do të ishte një mundësi e mirë duke pasur parasysh ndeshjen kundër Austrisë, por nuk kemi mundur të gjejmë një organizim që iu përshtatet të gjithëve. Ne kemi vazhduar dialogun me Zlatanin për momentin e duhur dhe do t’ju kontaktojmë përsëri kur gjithçka të jetë gati".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd