
Një 22-vjeçar, viktimë e një aksidenti trafiku në Heraklion, ka dhuruar jetë me vdekjen e tij.
Prindërit e tij kur u informuan se gjendja e fëmijës së tyre ishte e pakthyeshme, pavarësisht dhimbjes, morën vendimin e guximshëm për t’i dhuruar organet e tij.
Sipas medieve greke, procesi i marrjes së organeve ka përfunduar sot në orët e para të ditës dhe pas respektimit të protokolleve të përcaktuara.
Sipas informacioneve, zemra e 22-vjeçarit Antonis është transferuar në Onasio, mushkëritë në Padova të Italisë, veshkat në Spitalin Popullor të Athinës dhe mëlçia në Spitalin Hipokrati të Selanikut.
I riu fatkeq po ngiste motorin e tij në BOAK në lartësinë e Aghii Theodorit, kur u përplas me një makinë që drejtohej nga një grua.
22-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në tru dhe është shtruar menjëherë në ICU PAGNI, por nuk mundi t’ia dilte.