
Nga Parisi në Miami. Disa tifozë të PSG ekspozuan një pankartë të diskutueshme kundër Lionel Messit, pikërisht jashtë stadiumit “DRV PNK”, shtëpia e Inter Miami.
Një skenë e parë tashmë më parë. E njëjta pankartë ishte shfaqur tashmë në “Parc des Princes”, me të njëjtat ngjyra, të njëjtat karaktere, të njëjtën frazë dhe të njëjtin mesazh, por drejtuar Neymar: “Messi, më në fund të hoqëm qafe!”
Për dy tashmë ish-yjet e PSG-së, Kulla Eifel është një kujtim i largët. Leo Messi ka fituar një trofe me Inter Miami, ku u transferua mesin e korrikut të këtij viti, ndërsa Neymar Jr duhet të presë ende që të dëbutojë në Pro Ligën Saudite.
The Ultras seem to have gone to Miami to put on a banner against Leo Messi, just like the one at the Parc against Neymar. pic.twitter.com/NoFz7DxsCr
— PSGhub (@PSGhub) August 26, 2023
Ata të dy nuk janë në kampionatet më fantastike, por gjithsesi nuk kanë asnjë pendesë që e lanë kryeqytetin francez, ku u kontestuan herë pas here. Konstestim që Messin po e ndjek deri në Flordia, në SHBA, sikurse e dëshmon kjo banderolë.
Dhe çfarë ka mbetur në Paris? Shpresa të papritura dhe dëshira të parealizuara për fansat, të cilët panë ardhjen e dy yjeve më të shndritshëm në qiell, pa arritur megjithatë të ngjiten në majat evropiane. Pas dy sezonesh, 58 paraqitjesh dhe 22 golave, Leo iu tha lamtumirë. Tifozët parizienë po ia kthejnë kështu, në mënyrën e tyre…