Transmetuar më 27-08-2023, 22:07

Afër fundit të stinës së verës banorët e Korçës tradicionalisht fillojnë blerjen e druve të zjarrit por këtë vit shumë prej tyre iu janë drejtuar alternativave të tjera për ngrohjen.

Rritja e çmimit të druve të zjarrit përgjatë viteve të fundit e ka bërë të papërballueshme koston sidomos për moshën e tretë ndaj disa prej tyre tregojnë se për tu ngrohur do të përdorin kondicionerët.

“I marrim që tani që të presim dimrin. I vëmë në radhë dhe i thajmë që t’i përdorim në dimër”, ka thënë një banor.

“Ne ngrohemi me sobë, marrim dru dhe ngrohemi me të. I kemi porositur dhe do i marrim tani”, është shprehur një e moshuar.

Dimri i gjatë dhe i ftohtë e bën të domosdoshme që banorët të blenë sasi të konsiderueshme drush për tu ngrohur çmimi për metër i të cilave aktualisht është 6000 – 6500 lekë

“Unë dua të paktën 7 metro dru nga 5 mijë në 350 mijë lekë. Për ne është i rëndë”.

“Ishte një çmimin e papërballueshëm, prandaj zgjodha kondicionerin”.

“100 herë më mirë me kondicioner se me dru zjarri. Tani jap 50, në dhjetor bëhen 70”.

“Vjet, parvjet, 400 mijë lekë dru. Po arrihet kjo me pesionet qesharake që kemi ne?”

“Ne kështu s’po gjejmë dot derman, pa ngrohje, jo me ngrohje, shumë e vështirë”, janë shprehur disa banorë.

Dimrin e kaluar banorët e Korçës u detyruan të paguajnë deri në 8000 lekë për një metër dru pa llogaritur kostot shtesë për prerjen e tyre dhe çarjen ndërsa në disa bashki të qarkut pati edhe mungesë furnizimi në treg çka e bëri edhe më të vështirë përballimin e temperaturave të ulëta që shënohen në një prej qarqeve më të ftohta të Shqipërisë.TCh

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd