Transmetuar më 27-08-2023, 14:11

Artan Muça sipas policisë më 1 qershor 1997 në një bilardo në fshatin Kusarth në Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. (pronari i bilardos) dhe B. M

Artan Muça, i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë në Elbasan, është ekstraduar sot (27 gusht) nga Britania e Madhe.

Artan Muça sipas policisë më 1 qershor 1997 në një bilardo në fshatin Kusarth në Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. (pronari i bilardos) dhe B. M.

52-vjeçari lindur në Elbasan, u arrestua në 2021 në Britaninë e Madhe, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.

Artan Muça ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Pas shkëmbimit të një sërë korrespondencash dhe pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare, është finalizuar ekstradimi i shtetasit Artan Muça, në vendin tonë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd