Një video tronditëse është publikuar në TIKTOK, ku iu tregon njerëzve se si bëhet në të vërtetë proshuta e prerë në feta.
Pas videos shumë prej personave janë zotuar të mos e hanë më kurrë.
Videoja është filmuar brenda një fabrike ushqimore dhe tregon llum rozë duke u transformuar në proshutë.
Shikuesit e tmerruar, të cilët fillimisht menduan se produkti ishte akullore rozë, kanë mbetur në pikëpyetje se si bëhet vërtet proshuta.
Një grua e quajtur Tantie nxori videon dhe e shpërndau në llogarinë e saj në TikTok, me mbishkrimin: ‘Nuk dua ta besoj këtë’.
Në video shihet një tenxhere e madhe me slime rozë, të cilën një punëtor fabrike e përgatit në një enë të verdhë.
Përmbajtja më pas shpërndahet në enë metali në formë buke nga një burrë i veshur me një përparëse, çizme të bardha dhe që shihet pranë një makinerie.
Përbërja hidhet më pas në një tavolinë para se të vendosen në furrë.
Pas ca kohësh, përzierja, e cila ka marrë një ngjyrë kafe të artë që i ngjan një copë buke, kontrollohet nëse është pjekur dhe më pas hiqet nga furra.
Më pas, përmbajtja vendoset në një makinë prerëse, ku dallohet brendësia ngjyrë rozë e produktit.
Videoja ka marrë 8.6 milionë shikime nga TikTokers kureshtarë, të cilët nuk mund të mos e shikonin tmerrin.
Mbi 40,000 përdorues komentuan negativisht, shumë prej të cilëve pranuan se nuk e kishin idenë se çfarë ishte përzierja në fillim.
Njëri pyeti: ‘Çfarë është surpriza e slime rozë e Ghost Busters në këtë.’
Të tjerët mbetën duke menduar se çfarë i ishte shtuar përzierjes në fabrikë, një përdorues shkroi: ‘Çfarë lloj kimikatesh po përdorin për proshutat!’
@thatafricanchick2 I dont want to believe this#?#?#ham#fake#food#blacktiktok#woah ♬ Breaking News – Breaking News
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd