Transmetuar më 26-08-2023, 14:40

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Prezë. Mjeti me drejtues D. M., 45 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin C. Ch., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia njofton se ‘rreth orës 12:25, në Fushë Prezë, mjeti me drejtues D. M., 45 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin C. Ch., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’